Kafe me Buxatin (Let Pages Take You Places, E10)


Episode Artwork
1.0x
0% played 00:00 00:00
Nov 23 2023 32 mins  

Në kuadër të muajit të letërsisë, menduam të sjellim në një formë të re përditshmërinë tonë. Në vend të një kafeje me miqtë, menduam të sjellim një kafe me Buxatin. E quajtëm pikërisht kështu, sepse duam që të jetë një bisedë e lirë më tepër se një diskutim shkollor. Zgjodhëm Buxatin, sepse është thuajse i panjohur për moshën tonë. Dhe nëse pas kësaj bisede do keni kuriozitetin ta lexoni atë, atëherë ia kemi arritur qëllimit. E zgjodhëm edhe sepse është nga të paktët, në mos i vetmi përfaqësues i realizmit magjik në Evropë dhe alegoria e veprës së tij mbetet gjithmonë aktuale Edhe pse vepra më e rëndësishme e tij mbetet një roman, “Shkretëtira e tartarëve”, ai bëhet i njohur me prozën e shkurtër. Dhe ç’është e vërteta, nëse do të hysh në botën e Buxatit, tregimet e tij të shkurtra janë porta e duhur për ta bërë këtë. Prandaj dhe ne sot kemi zgjedhur të merremi pikërisht me tregimet e tij. Disa grupe nxënësish nga dy maturat A dhe C, si dhe nga klasat e 11-të A dhe B morën secili nga një tregim të tij dhe do të na flasin për të duke u munduar të na futin në botën magjike të Buxatit. Një botë që është si kjo e jona, ose të paktën kështu duket, por që në çdo moment ose në çdo hap të ri që hedh mund të futesh në një tjetër dimension magjik. Në një botë ku ti, si përditë, hyn në ashensor për të zbritur në katin e parë, por ashensori zbret e zbret e nuk ndalon, sikur po shkon në qendër të ferrit... Ku një vajzë që hidhet nga qiellgërvishtësi vajzë, arrin poshtë dhe përplaset në trotuar plakë... Ku bisha mitike të vihen pas e të ndjekin deri në fund të botës, deri në fund të jetës... Ideja dhe realizimi: Elena Zguri, Rezar Naco, Gerti Dallto Prezantuan: Elira Stavre, Idina Kordha Prezantuan tregimet: PELERINA: Laura Guri, Grejsi Profti, Anxhelin Xega KOLOMBREJA: Anika Hali, Doris Milo, Melisa Dautllari TREN PA NDALESA: Nelsi Koçibelli, Sonja Myftaraj, Sindi Meço SHTATË KATE: Teodor Mosko, Kejsi Tare, Mikail Lipi GRUAJA ME FLATRA: Adeliona Hasankolli, Julisa Zenel, Joana Poçari Lexuan tregimet: Sara Qafëzezi, Anja Leska, Saviol Shkëmbi Teknika dhe veshja muzikore: Aleks Lime, Kostandin Shkurti, Ilina Pashko Gjimnazi "Raqi Qirinxhi, mjedisi i bibliotekës Korçë, nëntor 2023

--- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message