Let Pages Take You Places - Eralda Baze, prezantimi i romanit "Zambaku i kanionit"


Episode Artwork
1.0x
0% played 00:00 00:00
Dec 01 2023 61 mins  

E ftuar në bibliotekën tonë shkrimtarja Eralda Baze për të prezantuar romanin e saj të ri “Zambaku i kanionit”. Shkrimtarja iu përgjigj pyetjeve që nxënësit kishin përgatitur pas leximit të romanit dhe biseda rrodhi natyrshëm në një atmosferë të ngrohtë, nën tingujt shoqërues të muzikës. Në fund shkrimtarja nënshkroi librat e saj për nxënësit pjesëmarrës dhe la dy kopje te shtëpia e librave shtegtarë në hyrje të shkollës për të nisur udhëtimin e tyre të lirë si libra bookcrossing. Gjithashtu na dha edhe lajmin e mirë që shtëpia botuese e romaneve të saj, Schnell, do të dhurojë nga dhjetë kopje të çdo botimi për fondin e bibliotekës sonë. CREDITS LET PAGES TAKE YOU PLACES - E11 ME ERALDA BAZEN nëntor 2023 Ideja: R. Naço, E. Rusi Moderimi: I. Kordha, E. Stavre Pyetjet: Ivana Vasili, Roksana Vasili, Eni Zheku E ftuar: Eralda Baze Foto/video: A. Lime, K. Shkurti, E. Nako Lexime: A. Leska, S. Qafëzezi, A. Dimo Muzika: I. Pashko, K. Tare

--- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/let-pages-take-you-places/message